Kush është 30 vjeçari me precedent penal që u qëllua me armë
Mund të konsiderohet një atentat i dështuar ajo që ndodhi mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Një 30 vjeçari u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.
Bëhet fjalë për të riun Taulant Pepaj, i cili më 25 qershor 2017, plagosi me armë zjarri shtetasin R. Th, 22 vjeç, banues në Shkodër.
Pepaj u arrestua më 11 tetor të atij viti në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



