E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpëtim Idrizi arrin marrëveshje me Bashën, sulmon Edi Ramën: Servil që do të heqë çështjen çame dhe nga librat
Publik News

Shpëtim Idrizi arrin marrëveshje me Bashën, sulmon Edi Ramën: Servil që do të heqë çështjen çame dhe nga librat

 

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi arrin marrëveshje me kreun e PD Lulzim Basha për të marrë pjesë bashkë në zgjedhjet e 25 prillit, në një koalicion të madh opozitar.

Për gazetarët, Idrizi tha se çamët do t’i ofrojnë koalicionit 40-50 mijë vota. “PDIU do ti ofrojë aleancës 40-50 mijë vota. Ne jemi për një sinergji të përbashkët që Shqipëria të fitojë”, tha kreu i PDIU.

Më tej, ai sulmoi kryeministri Rama duke e quajtur servil me të huajtë.

“Kjo aleancë është kundër arrogancës së një njeriu të vetëm. Një njeriu që fyen bashkëpatrotetë e vetë. Është njeriu më servil me të huajtë. Është njeriu që hesht si greku më i mirë për ligjin e luftës. Është njeriu që hoqi çështjen çame. Sot po tenton ta heqë dhe nga librat”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.