E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA: Presidenti Biden shfuqizon ndalimin e disa kërkesave për kartë të gjelbër
Publik News

SHBA: Presidenti Biden shfuqizon ndalimin e disa kërkesave për kartë të gjelbër

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden anuloi të mërkurën një urdhër të paraardhësit të tij që bllokonte shumë aplikantë të kartës së gjelbër të hynin në Shtetet e Bashkuara.

Ish-Presidenti Donald Trump e lëshoi masën e ndalimit vitin e kaluar, duke thënë se ishte e nevojshme për të mbrojtur punonjësit amerikanë në mes të nivelit të lartë të papunësisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Biden e hodhi poshtë atë arsyetim në një deklaratë të mërkurën që shfuqizonte ndalimin e vizave. Presidenti demokrat tha se ajo masë kishte penguar familjet që të bashkoheshin në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtonte bizneset amerikane.

Demokrati Biden, ka premtuar të shfuqizojë shumë nga politikat e ashpra të imigracionit të zotit Trump. Grupet për mbrojtjen e imigrantëve kishin kërkuar javët e fundit që ai të hiqte ndalimin e vizave, i cili kishte afatin të skadonte më 31 mars.

Biden la në fuqi një tjetër masë që ndalon shumicën e punëtorëve të huaj të përkohshëm.

Në tetor, një gjykatës federal në Kaliforni bllokoi ndalimin e zotit Trump për ata punëtorë të huaj pasi prekte qindra mijëra biznese amerikane që e sfiduan atë vendim në gjykatë.

Curtis Morrison, një avokat imigracioni në Kaliforni, i cili përfaqëson personat e prekur nga ndalimi tha se zoti Biden tani do të duhet të trajtojë çështjen e një numri të madh kërkesash që janë zvarritur prej muajsh ndërsa pandemia ndërpreu pjesën më të madhe të procedurave nga Departamenti i Shtetit. Procesi mund të zgjasë me vite, tha ai

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.