E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja Yuri Kim: Pata një takim të shkëlqyer me Bashën, dëgjova programin e PD
Publik News

Ambasadorja Yuri Kim: Pata një takim të shkëlqyer me Bashën, dëgjova programin e PD

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim zhvilloi sot një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

basha kim 1

 

Pas takimit kryediplomatja amerikane u shpreh se gjatë bisedës me kryedemokratin “theksoi thirrjen për kandidatë  të pastër nga të gjithë partitë ”. Po ashtu ajo deklaron se u informua nga kreu i Partisë Demokratike lidhur me programin e demokratëve dhe aleatëve të tyre.

“Sot pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën. E lumtur të dëgjoja programin zgjedhor të PD dhe partnerëve. Unë nënvizova pritjet e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar në marrëdhënie të forta mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill”, shkruan ambasadorja amerikane.

Takimi mes Yuri Kim dhe Lulzim Bashës vjen një ditë pasi kryedemokrati përmbylli marrëveshjen me aleatët për të dalë me lista të përbashkëta në zgjedhje.

Postimi i plotë në Twitter:

Pata një takim të shkëlqyer sot me Lulzim Bashën. Më vjen mirë të dëgjoj programin elektoral të Partisë Demokratike dhe partnerëve.

Nënvizova shpresat e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë.

Ne do të jemi gjithmonë të përkushtuar për marrëdhënie të forta SHBA-Shqipërinë, duke respektuar vendimin e votuesve më 25 prill.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.