E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti reagon për dhunën ndaj gazetarit: Koha e gangsterizimit ka perënduar, vendosni përgjegjësit para drejtësisë
Publik News

Albin Kurti reagon për dhunën ndaj gazetarit: Koha e gangsterizimit ka perënduar, vendosni përgjegjësit para drejtësisë

Mbrëmë në mesnatë është sulmuar fizikisht gazetari Visar Duriqi, autor i emisionit hulumtues “Indoks”. Mediat kosovare bëjnë me dije se sulmi fizik ndaj tij është bërë nga tre persona identiteti i të cilëve nuk është bërë me dije.

Ndërkohë për rastin ka reaguar edhe kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti. Me anë të një shënimi në facebook, Kurti i bën apel kujtdo që mendon të ndalojë demokracinë se koha e gangsterëve ka perënduar.

Kurti gjithashtu ka folur dhe për episodin e djalit të deputetit serb që u dhunua, duke thënë se këto fenomene janë vërtet negative.

Shënimi i Albin Kurtit

Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik. Rrahja e familjarëve të politikanëve për shkak të qëndrimit të tyre politik, rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron. Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit. Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike. U bëj thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit.

I uroj shërim të shpejtë e rikthim në detyrë gazetarit Visar Duriqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.