E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kamerat ‘kapin’ autorin e vrasjes së ‘Padrinos së Drogës’, i veshur me kostum sportiv të errët, e priti Behar Sofinë disa ditë te dera e pallatit (DETAJE)
Publik News

Kamerat ‘kapin’ autorin e vrasjes së ‘Padrinos së Drogës’, i veshur me kostum sportiv të errët, e priti Behar Sofinë disa ditë te dera e pallatit (DETAJE)

Kamerat e sigurisë së pallatit ku banonte Behar Sofia, 66 vjeçari që u ekzekutua paraditen e djeshme me armë zjarri te Piramida, kanë filmuar autorin e dyshuar.

Paraprakisht, bëhet me dije se autori dje kishte veshur një kostum sportiv të errët dhe po e priste “Padrinon e drogës” që të dilte nga pallati. 66 vjeçari jetonte në një zonë elitare në kryeqytet, në një pallat ku ndodhet dhe një qendër tregtare.

Sapo Behar Sofia ka dalë nga pallati, autori e ka ndjekur dhe në afërsi të Piramidës, në krahun buzë lumit Lana, e ka qëlluar dy herë me armë zjarri. Grupi i hetimit nëpërmjet dedektorëve metalikë ka gjetur dy gëzhoja në vendngjarje.

Autori dyshohet se ka përdorur një armë zjarri model “TT” me silenciator. Disa ditë me radhë, ai e ka pritur Behar Sofinë në derën e pallatit.

Ndërkohë, familjarët e 66 vjeçarit kanë mohuar të kenë pasur kërcënime apo konflikte kohë e fundit. “Nuk kemi patur kërcënime dhe konflikte kohët e fundit. Behari doli të pinte kafe, më pas do të blinte diçka dhe do të kthehej në banesë. Behari, kur doli, nuk na tha se do të takonte njeri”, kanë thënë ata.

Po nga kamerat e sigurisë është zbardhur dhe intinerarin që ka kryer autori pas vrasjes.

Autori mbante në kokë një kapele për të mos u dalluar, e ka ndjekur viktimën dhe pasi e ka qëlluar, ka ikur normalisht në këmbë drejt Kullave Binjake, duke kaluar urën e Lanës e më pas ka marrë një biçikletë të cilën e kishte lënë përballë Kryeministrisë.

Më pas, kamerat kanë fiksuar momentin kur vrasësi lëviz nga Korpusi në drejtim të Liqenit Artificial.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.