E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dënohet me 3 vite burg ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy
Publik News

Dënohet me 3 vite burg ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy

Ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, dënohet me 1 vit burg për korrupsion. Gjykata e ka dënuar fillimisht me 3 vite burg, por 2 prej tyre u pezulluan.

Mediet e huaja raportojnë se politikani 66-vjeçar, i cili ishte president nga 2007 në 2012, u dënua për përpjekjen për të marrë në mënyrë të paligjshme informacion nga një magjistrat i lartë në 2014, në lidhje me një veprim ligjor, në të cilin ai ishte përfshirë.

Gjykata tha se Sarkozy do të ketë të drejtë të kërkojë të mbahet në shtëpi me një byzylyk elektronik.

Gjykata tha se faktet ishin “veçanërisht serioze”,  duke qenë se ato ishin kryer nga një ish president, i cili përdori statusin e tij për të ndihmuar një gjykatës që i kishte shërbyer interesit të tij personal.

Përveç kësaj, si një ish-avokat, ai ishte “plotësisht i informuar” për kryerjen e një veprimi të paligjshëm, u shpreh trupi gjykues.

Sarkozy është presidenti i parë në historinë e Francës, i cili dënohet me burg për korriupsion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.