Do vijë një ditë që Rama do hyjë tek dera e burgut dhe ne të ndjehemi të turpëruar që i besuam shtetin një njeriu me përgjegjshmëri zero
Do vijë një ditë që në polici do e thërrasin Ramën. Nga Surreli e deri te komisariati do e sjellë taksia. Pastaj do e mbajnë prej krahësh nja gjashtë veta se do i priten gjunjët nga frika. Afér derës do e heqin zvarrë,nga që do jetë i lëshuar si ai rripi i pantallonave nëpër dysheme. Kur më në fund ta ulin në karrike do vrapojnë t’i hedhin ujë se fytyra do i jetë vrerosur. Ndérsa pyetjes se si e ka emrin nuk do i japë pérgjigje.
Nga që frika do ia ketë lidhur gjuhën. Do ia ketë bërë nyje. Do qeshin policët dhe prokurorët. Avokati i tij do ndjehet në hall. Do marrë në cel Ballën,por ai,aha,nuk ia hap. As Braçe,as Ulsiu. Majko do përgjigjet,alo,alo. Pastaj do qeshë,do qeshë dhe asnjë fjalë.
Veç Spiropali do thotë:”Më merrni më vonë se po i jap gji fëmijës,”
Do vijë një ditë e Rama do hyjë te ajo derë. Do qeshim,por edhe do turpérohemi që pér tetë vite i besuam shtetin një njeriu me përgjegjshmëri zero. Një karafili fluturak që papushim bëri veç llak,llak,llak…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



