E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Afera me inceneratorët, Malltezi: Ja fabrika e parave të pista të Ramës
Publik News

Afera me inceneratorët, Malltezi: Ja fabrika e parave të pista të Ramës

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Jamarbër Malltezi ka komentuar me një shënim në Facebook bërjen publike të një pjesë tjetër të aferës korruptive të inceneratorëve.

Në shënimin e tij ai shpjegon se si Alqi Bllako i jep miliona euro para publike Klodian Zotos dhe i kthehen qindra mijëra në xhep!

Alqi Bllako – sot drejtor për ujin dhe plehrat qenka fabrika e parave të pista te Edi Ramës. Alqi Bllako i jep miliona euro para publike Zotos dhe i kthehen qindra mijera në xhep!

1. Pagë 10 milionë lekë në muaj nga inceneratori i Tiranes (Klodian Zoto) për babën e Alqi Bllakos! Lajmi doli mbrëme në Opinion.

2. Vëllai i Alqi Bllakos në bashkëpunim me Klodian Zoton në aferën në Zimbabëe që u arrestua ministri.

3. Vëllai i Alqi Bllakos bëhet Drejtor i Lori Cafe kur Zoto-Mertiri-Blushi blenë 51% aksione të Lori cafe.

Pra Alqi i jep paratë publike Zotos (përfshi 15 milionë € kompanisë partnere të Zotos për Porto Romanon) ndërsa i ati merr 10 milionë lekë në muaj! Prandaj Bllako është i besuari i Edi Ramës për njësinë 1 në Tiranë? A nuk ka mbetur ndonjë socialist në PS që duhet marrë ky profesionisti që përlan nga 10 milionë lekë në muaj? Sa milionë euro nga buxheti (përmes zarave si Zoto apo Bllako) do përdorë Rama për të  blesh vota? Ku është SPAK?

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.