E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“45% e popullsisë jeton me 6 dollarë në ditë”- Artan Fuga: Situata duhet të merret më me seriozitet
Lajme

“45% e popullsisë jeton me 6 dollarë në ditë”- Artan Fuga: Situata duhet të merret më me seriozitet

Akademiku Artan Fuga thotë se do të ishte rast fatlum nëse 45 përqind e popullsisë jeton me 6 dollarë në ditë.

artanfugaa

 

 

Teksa ka postuar një grafik, Fuga thotë se në sondazhet më të fundit kombëtare rezulton se 30% e familjeve me mesatarisht 3 deri 4 persona kanë jo më shumë 400 mijë lekë të vjetra në muaj, pra aty te 380 dollarë në muaj, pra 3 ose katër dollarë në ditë për frymë.

Sipas Fugës situata duhet marrë më me seriozitet. Kryedemokrati Lulzim Basha, sot tha, se sipas Bankës Botërore, rreth 41.5% e popullsisë jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Postimi i plotë:

Shumë optimiste që 45 përqind e popullsisë jeton me 6 dollarë në ditë. Ky do të ishte rast fatlum. Ne disa sondazhe kombëtare rezulton ndryshe, situata duhet të merret më me seriozitet.

Ja një nga sondazhet më të fundit:

30 përqind e familjeve me mesatarisht 3 deri 4 persona kanë jo më shumë 400 mijë lekë të vjetra në muaj, pra aty te 380 dollarë në muaj.

Kjo do të thotë me jo më shumë se 3 ose katër dollarë në ditë për frymë.

statistika

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.