E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Treni 100% elektrik, Bashkia e Tiranës fillon testimin
Lajme

Treni 100% elektrik, Bashkia e Tiranës fillon testimin

Në rrugët e Tiranës ka filluar sot prej Bashkisë testi i parë i autobusëve 100% elektrikë.

Kjo është njoftuar nga vetë kreu i Bashkisë, Erion Veliaj sipas të cilit, testi fillon pikërisht me një autobus të tipit “Solaris Electric Urbino”, 12 metra, që është shpallur autobusi i vitit për 2017.

“Nëse jeni sipërmarrës që jeni në fushën e transportit ose doni të futeni në këtë fushë, Bashkia e Tiranës do të operojë me atë që ne e quajmë diskriminim pozitiv, që do të thotë që në garat tona ne do ti japim më shumë pikë atyre që përdorin teknologji si autobusat elektrikë. Ashtu sikurse kemi filluar me taksitë që i licencojmë me prioritet taksitë elektrike, përpara taksive tradicionale”, u shpreh kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.