Aksidenti tragjik në Rrogozhinë, identifikohen viktimat, në gjendje të rëndë dhe një fëmijë 10-vjeçar
Tonin Mëhilli dhe Merushe Koni janë viktimat e aksidentit tragjik që u shënua mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.
Nga aksidenti i trefishtë fillimisht humbi jetën në vendin e ngjarjes shoferi Tonin Mëhilli, 54-vjeç, oficer burgjesh, ndërkohë që më vonë vdiq dhe një prej pasagjereve në mjetet e aksidentuara, Merushe Koni 60-vjeç. Pak ore më vonë humbi jetën dhe bashkëshorti Muharrem Koni.

Ndërsa kanë mbetur të plagosur një fëmijë 10-vjeç, i cili është në gjendje të rëndë për jetën.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i mjeteve, ndërsa policia ka shoqëruar në polici një prej shoferëve, dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Personi që është shoqëruar në Polici është Endrit Lila.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



