E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Enkelejda Hoxha kërkon lirinë, bën kërkesë në Gjykatën e Posaçme: Gjendja shëndetësore e djalit është rënduar
Publik News

Enkelejda Hoxha kërkon lirinë, bën kërkesë në Gjykatën e Posaçme: Gjendja shëndetësore e djalit është rënduar

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”.

Gjyqtarja me anë të një kërkesa ka kërkuar që të ndryshet masa e suigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, pasi ka djalin sëmurë, i cili vuan nga autizmi dhe se vajza e mitur ka braktisur shkollën që në momentin që nëna e saj është arrestuar.

“Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar. Ai ka nevojë për kujdesin tim. Vajza e mitur ka braktisur shkollën që pas arrestimit tim”, thuhet në kërkesën e saj.

Kërkesa e saj është dorëzuar nga avokati që mbron interesat e gjyqtares Hoxha, Ardian Visha. Mësohet se kërkesa pritet të shqyrtohet brenda pesë ditëve nga GJKKO. Kujtojmë që kjo kërkesë vjen pak ditë pasi KLGJ shqyrtoi kërkesën për shkarkimin e saj, ndërsa seanca u shtë për ditën 11 mars.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore, ku kësaj here do t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit i dënuar për vrasje..

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.