E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i KQZ: Ka filluar verifikimi i listave
Publik News

Kreu i KQZ: Ka filluar verifikimi i listave

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bën me dije se një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë, KQZ ka nisur verifikimin e dokumenteve.

cel

 

 

 “Kanë depozituar lista shumemërore subjektet zgjedhore: LSI; LRE; LN; ADR; PLDSH; PNTH; PBK; PBD; koalicioni “Aleanca – AL”; koalicioni “ABEOK”; PSD; PS; koalicioni “PD-Aleanca për Ndryshim .

Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me DPGJC dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Burgjeve”, shkruan Celibashi në “Twitter”.

Pastërtia e figurës së kandidatëve për deputetë dhe integriteti i tyre ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim.

Pak para mesnate dy partitë e mëdha në Shqipëri dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Si PS ashtu edhe PD kanë bërë ndryshime sa u takon emrave të rinj që do të garojnë në këto zgjedhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.