E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata dënon Orges Bilbilin, i cili kanosi me armë policin!
Publik News

Gjykata dënon Orges Bilbilin, i cili kanosi me armë policin!

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg, Orges Bilbilin. Sipas Neës24, Orges Bilbili u shpall fajtor për  armëmbajtje pa leje dhe kanosje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë.

orgest bilbili

 

Ndërkohë Bilbli po gjykohet nga GJKKO bashkë me Anterio Kaloshin dhe Laert Haxhiun për masakrën e Lushnjës.

U ARRESTUA NJË VIT MË PARË

Arrestimi i Orges Bilbilit u bë në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, ku punonjësi i Policisë së forcës së posaçme “Shqiponjat”, i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit.

“Shtetasi Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes”, tha policia në njoftimin e një viti më parë.

Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes, Bilbili i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë. I kërkuari nuk është bindur kërkesave për t’u dorëzuar, duke vrapuar sërish më armë në dorë.

Nga vrasja në Lushnjë te droga, precedentët e Bilbilit

Sipas Policisë, Orgest Bilbili ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Zyrtarisht thuhet se ai është i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës. Bilbili gjithashtu ishte i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.