Përfundimet e Indeksit të Lirisë Ekonomike të Fondacionit Heritage për vitin 2021: Shqipëria ‘katastrofë’
Drejtuesi i fushatēs së opozitēs në njësinë 7 Agron Shehaj citon përfundimet e Indeksit të Lirisë Ekonomike të Fondacionit Heritage për vitin 2021 ku thuhet se Shqipëria ka qeveri të pandershme, gjyqësor pa efikasitet dhe nuk respekton të drejtat e pronësisë.
Shqipëria, sipas raportit të fondacionit prestigjioz botëror ‘Heritage’, ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.
Kjo rrëshqitje e frikshme në pikiatë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.
Ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.
Ndaj është urgjente ç’kapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte.
Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga ‘intubimi’ edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera, që gëzojnë qytetarët në një vend plotësisht europian.
Këto janë përfundimet e Indeksit të Lirisë Ekonomike të Fondacionit Heritage për vitin 2021. Janë edhe shkaqet kryesore pse nuk ka investime, as të huaja e as vendase, dhe pse ekonomia është kapur nga një grusht oligarkësh.
Shqipëria ka nevojë për qeveri të ndershme që mbështet lirinë ekonomike dhe konkurencën e dnershme. Këtë zgjedhje duhet të bëjmë më 25 prill. #ShqipëriaFiton

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




