Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në listën e PD-së nuk ka asnjë përfaqësues të minoriteteve.
Sipas tij, nuk ka as edhe një deputet që jeton në Vlorë dhe që mund të dëgjojë hallet e qytetarëve.
“Çuditërisht megjithëse janë 17 vetë nuk është gjetur vend për një përfaqësues minoritetit. Kjo është shumë e çuditshme.
Një vend ku ka edhe votues që e kanë zemrën djathtas apo që shikon nga PD është lënë në harresë totale.
Siç janë lënë në harresë totale edhe përfaqësuesit e komunitetit çam. Ndërkohë që qoftë sekseri i Çamërisë, qoftë sekseri i Greqisë kanë vajtur të dy në listën e Tiranës.
Një pasqyrë kuptim plotë për të parë se më kë mund të vazhdojë Shqipëria përpara.
Për të parë me kë se jo mund të ecin mbrapa, por kemi garancinë se e bëjnë Shqipërinë dhe procesin e qeverisjes qesharak.
E them si mund vendosësh Leskon në listën e Vlorës. Që bredh lartë e poshtë nëpër lokale. Ai është një nga fosilet e listës së PD-së. Më tepër nuk ka një deputet që jeton në Vlorë. Kush është ai deputet që do të rrijë në Vlorë dhe do të dëgjojë hallet e njerëzve. Asnjë banor Vlorë nuk është në listë.
Ne jemi mekanizëm, nuk jemi qëllim”,- tha Rama.
Më tej, Rama u shpreh se në listën e tyre kanë edhe nga ata që do preferonin Ilir Metën.
Kjo pasi në listat e kandidatëve për deputetë të LSI-së, është edhe një person i quajtur Ilir Meta.
“Edhe për ata që janë me partinë e shpërndarë, ne kemi Ilir Metajn, edhe ai që është në Tiranë, Metaj e ka po të gjithë e thërrasin Meta”,- tha Rama.