E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetari i FRD-së së Tiranës dhe kryetari i Kombinatit,  janë dy  shpallur në kërkim nga Policia: U futën me forcë në godinë
Publik News

Kryetari i FRD-së së Tiranës dhe kryetari i Kombinatit, janë dy shpallur në kërkim nga Policia: U futën me forcë në godinë

Afrim Sufa, kryetar i FRD në Njësinë nr.6

Agim Hoxha, kryetar i Frymës së Re Demokratike të Tiranës dhe Afrim Sufa, kryetar i kësaj partie në Njësinë nr.6, janë shpallur në kërkim nga Policia e kryeqytetit, për përplasjet e ndodhura dje në zyrat e kësaj force politike.

“Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve Agim Hoxha, 55 vjeç dhe Afrim Sufa, 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën “Abdi Toptani”, kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Newsbomb.al mëson se pas dorëheqjes së Bamir Topit pak ditë më parë dhe zgjedhjes së Sali Shehut si kryetar i Frymës së Re Demokratike, Agim Hoxha është zgjedhur kryetar i kësaj foce politike për Tiranën. Ndërkohë, Afrim Sufa është kryetar i FRD-së në Njësinë nr.6, që i përket zonës së Kombinatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.