E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha  video tallëse me deklaratat e Ramës nga 2013-2021, sot pas 8 viteve premtohet sërish 24 orë ujë!
Publik News

Basha video tallëse me deklaratat e Ramës nga 2013-2021, sot pas 8 viteve premtohet sërish 24 orë ujë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video në facebook, me pjesë të deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë tetë viteve qeverisje.

Deklaratat e Ramës përfshijnë premtimet si: 24 orë ujë edhe në mandatin e tretë, ju japim ujë për të pirë, apo edhe deklarimet e 2013 ku duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha asokohe shprehej: “8 vjet në pushtet, të isha në vendin e tij, do kisha ikur, do kisha thënë: ‘Më falni, nuk arrita dot, bëra sa munda, po meqë nuk ju solla dot ujë, unë nuk e meritoj!’”

 

Deklaratat e Ramës:

Sa herë ka fushatë, thotë: “Ju japim ujë për të pirë!”

24 orë ujë brenda mandatit të tretë…

8 vjet në pushtet, të isha në vendin e tij, do kisha ikur, do kisha thënë: “Më falni, nuk arrita dot, bëra sa munda, po meqë nuk ju solla dot ujë, unë nuk e meritoj!”

24 orë ujë brenda mandatit të tretë…

Sa herë ka fushatë, thotë: “Ju japim ujë për të pirë!”

24 orë ujë, 24 orë ujë, 24 orë ujë!

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.