E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Rrjedhja e trurit përbën një shqetësim madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale
Publik News

Basha: Rrjedhja e trurit përbën një shqetësim madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa i referohet raporteve thotë se 94% e të rinjve shqiptarë ikin për të studiuar jashtë dhe nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri.

Në vazhdim të atyre që Basha i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet”, ai shtron pyetjen: Cila është përqindja e të rinjve që studiojnë jashtë dhe që nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri

Sipas tij përgjigja është 94%, ndërsa thekson se “rrjedhja e trurit përbën një shqetësim madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale e Shqipërisë dhe ekonomisë”

Basha kujton se nga zgjedhjet e 25 prillit kanë mbetur edhe 36 ditë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.