E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha merr dhuratë jelekun e burrave të Gjirokastrës: Do ju përgjigjem me një qeveri që të jetë në shërbimin
Publik News

Basha merr dhuratë jelekun e burrave të Gjirokastrës: Do ju përgjigjem me një qeveri që të jetë në shërbimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot në Gjirokastër vizitoi edhe pazarin e vjetër të këtij qyteti, ku u takua me disa prej tregtarëve artizanalë. Basha mori edhe një dhuratë të veçantë, një jelek që e mbajnë burrat e Gjirokastrës.

Ndërkohë, kreu i PD premtoi mbështetje për artizanatin dhe sektorin e turizmit. “Më 25 prill të gjithë bashkë për ndryshim. Dhe do t’ju përgjigjemi me një qeveri që ju shërben vetëm ju. Ju garantoj se për artizanatin dhe turizmin do të ketë vëmendje dhe fonde të veçanta. Ne do të kujdesemi që puna juaj të krijojë mirëqeni”, tha nder te tjera kryedemokrati.

JA BASHKEBISEDIMI

Lulzim Basha: Mos u dorëzoni, 8 vite ka munguar mbështetja. Ju garantoj se për artizanatin dhe turizmin do të ketë vëmendje dhe fonde të veçanta. Ne do të kujdesemi që puna juaj të krijojë mirëqeni Tregtarja: Do ta pranoni një dhuratë

Lulzim Basha: Çfarë është kjo? Tregtarja: Është një nga jelekët e veshjes së burrave të Gjirokastrës

Lulzim Basha: Do ta bëj provë njëherë. Megjithëse veshjen tjetër nuk e kam të harmonizuar. Është veshje gjirokastrite” Tregtarja: Po, është një nga veshjet

Lulzim Basha: Të lumshin duart, faleminderit për dhuratën. Më 25 prill të gjithë bashkë për ndryshim. Dhe do t’ju përgjigjemi me një qeveri që ju shërben vetëm ju.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.