E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Pronari i pandjeshëm i hodhi librat në koshin e mbeturinave’, gazetarja: Jetojmë në kohët e dehjes virtuale
Publik News

‘Pronari i pandjeshëm i hodhi librat në koshin e mbeturinave’, gazetarja: Jetojmë në kohët e dehjes virtuale

 

Gazetarja Beti Njuma ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku duket një kosh mbeturinash i mbushur me libra.

Si duket, pronari i tyre i ka hedhur në kosh. Njuma shkruan në rrjetet sociale se pronari i pandjeshëm i flaku tutje si mall pa vlerë.

Sipas saj, tashmë jetojmë në kohët që kjo marrëdhënie e shenjtë është zëvendësuar me dehjen virtuale dhe entuziazmin teknologjik.

“Ndodh që edhe librat përfundojnë në kosh. Mund të ishin dhuruar, mund të ishin lënë mënjanë në ndonjë cep rruge apo thjesht të ishin stivosur në ndonjë qoshe shtëpie, por jo! Pronari i pandjeshëm i flaku tutje si mall pa vlerë sepse në kohët që jetojmë edhe kjo marrëdhënie e shenjtë është zëvendësuar me dehjen virtuale dhe entuziazmin teknologjik”,- shkruan Beti Njuma.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.