E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ANALIZA e Ditmir Bushatit për SHKODRËN: Pse ikëm nga standarti i LUIGJ GURAKUQIT?
Lajme

ANALIZA e Ditmir Bushatit për SHKODRËN: Pse ikëm nga standarti i LUIGJ GURAKUQIT?

Ditmir Bushati, te A-show, në një intervistë me gazetarin Adi Krasta, ka bërë një analizë të qytetit të Shkodrës dhe akuzës që I është bërë nga Edi Rama për “moslërimin e tokës”. Bushati thotë se nëse kjo nënkupton pakt me ‘djallin”, ai as sot nuk do ta bënte.

Ndërkohë që thekson një fakt interesant: Asnjë deputet i PS në Shkodër që nga 2005 nuk ka mbetur i tillë për këtë qytet. “Të gjithë janë fshirë”, thotë Bushati, duke shtuar se i vetmi i mbijetuar është emri i Tom Doshit.

Deklarata e plotë e Bushatit për Shkodrën:

Te shkodra, e para rezultatet janë publike. Mund tju them se në shkodër falë një pune të madhe sistematike atje, të socialistëve, PS në shkodër në 2017 ka marrë rezultatin historik të saj që nga themelimi. Dhe nëse ka një vendim të padrejtë është lincimi im publik për rastin e shkodrës që mu bë. Së dyti, sot në Shkodër, u vendos një drejtues tjetër politik, Ilir Beqja, të cilit i uroj sukses, më shumë sukses sesa vetes sime. Por sot për fat të keq dëgjoj që objektivi ynë në Shkodër është për të mbajtur 4 mandate. Pra drejtuesi politik ndërrohet, për të rritur për ti dhënë një marsh tjetër, nga katra në pesë. Dua të të them që kur flitet për mungesë lërimi toke, duhet të them se rezultati i 2017 ka qenë spektakolar. Më i miri deri më sot.

Së dyti, nuk do të gjeni asnjë akuzë, as të Voltana Ademit që ishte dhe është kryetare bashkie, as timen ndaj saj, pra për çështje që kanë të bëjnë me klimën politike apo manipulime zgjedhore. Nën drejtimin tim në Shkodër jam krenar se kam vendosur paqe sociale me PD. PD është një kundërshtare e PS edhe sot. A do të doja unë që të merrja më shumë vota? Po. Por i gjithë diskuri i fushatës sime politike në shkodër, kanë qenë kandidatë, e kam thënë që në 2016 që kërkojnë mandatin për të fituar imunitet politik, jo thjesht për ti shpëtuar drejtësisë. Por për ato elementë të tjerë që vijnë nga prania në politikë. Thashë që shkodra më dhemb se është përkatësi për mua. Aty kam prekur një realitet tjetër me dorë: veriu është një dhimbje e madhe. Në veri duhet ta kemi rritjen ekonomike dyfish. Dhe është një hendek zhvillimor dhe në përfaqësim. Nuk mund ta pranojmë që varfëria të blihet në Shkodër apo Lezhë. Që veriu i Shqipërisë të jetë më i varfri sipas Eurostat. Cfarë do të thotë lirim toke? Unë kështu e kam lexuar lirimin e tokës: rezultat shumë të mirë për forcën politike, kontakt me njerëzit dhe paqe sociale me kundërshtarët. Nëse me lirim toke mund të jetë kuptuar gabimisht dhe pakte përtej këtyre fushave, mbase atëherë jemi keqkuptuar…

Qëndrimet e mia ndaj fenomenit “Doshi” kanë qenë të qarta që në 2016. Nuk ka njëri në kupolën e PS apo në Shkodër që të mos qëndrimet e mia në këtë pikë. Bëni një analizë tjetër. Para meje në Shkodër ka qenë një profesoreshë e nderuar Mimoza Hafizi, një profesor i nderuar Namik Kopliku…Merrni gjithë deputetët në sitë nga 2005 deri më sot. Vetëm deputeti që ju përmendët vijon të jetë deputet të gjithë të tjerët fshihen rrugës. Dhe qëndrimi im ka qenë i qartë në këtë pikë. Nëse në ditët më të vështira të PS në Shkodër përfaqësimi ynë ka qenë me Shaqir Vukajn, Medin Zhegën, me Sadedin Stankaj, me njerëz të tjerë, Paskal Milon, Kadri Rrapajn, Fehmi Abdiun, Ilir Gjonin, pra me Baskim Zenelin, me njerëz që kishin shkollim e reputacion të caktuar, nuk njihen për veprimtari të dyshimtë. Mbase në një moment të caktuar, yshtja për pushtet e vota mund ta kishte përfshirë forcën politike ku unë bëj pjesë për të bërë pakte me këtë kategori që ju folët. Besimi im ka qenë që në 2016, 2017 e deri tani që Shkodra meriton të paktën standartin e Luigj Gurakuqit. Pra nëse para 100 vjetësh Shkodra ishte një qytet që rriste njerës si Luigj Gurakuqi pyetja shtrohet: pse sot e kemi të vështirë për të besuar te këta njerëz të shkolluar, që e kanë suksesin të bazuar tek dija, që e kanë suksesin të bazuar te puna. Dhe që nesër pasnesër mund të jenë përfaqësuesit më të mirë të Shkodrës në parlament. Nuk kam shqetësim personal me Tom Doshin. Shqetësimi im ka qenë politik.

Edhe në 2019 pas një aksidenti që na ndodhi me kandidatin tonë për kryetar bashkie në Shkodër, I vetmi që kam dalë publikisht dhe kam kërkuar ndjesë jam unë. Dhe i kam kërkuar strukturës së PS dhe kryetarit që së bashku me mua të shkonim në Shkodër të kërkonim falje te PS për faktin se imponuam kandidat që nuk doli nga PS dhe unë që nuk kundërshtova sa duhet për të kundërshtuar këtë imponim, parashutim të kandidatit dhe atë që unë shof pas dy viteve për fat të keq, në vend që ta bënim bazën më vendimmarrëse, të ishim partia e njerëzve e komunitetit, ne vazhduam praktikën e parashutimit. Ndaj nuk ishte suprizë venndimarrja e Edi Ramës për të më përjashtuar nga përfaqësimi i PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.