Parakalim me makina në Bulevard, mbështetësit e PD ‘ndezin’ Tiranën, flamuj e borie
https://youtu.be/pH9Ji43S1XE
Ka nisur festa e mbështetësve të Partisë Demokratike në Tiranë. Teksa na ndajnë veç dy orë nga çelja e fushatës, mbështetës të PD kanë parakaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Me borie e flamuj të PD-së mbështetësit kanë lëvizur në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” ku do të mbahet dhe aktiviteti i opozitës.
PD ka bërë një organizim të veçantë, ku në kushtet e pandemisë simpatizantët janë rreshtuar në makina në bulevard.
Selia blu aplikon sot një skenografi me një formë të aplikuar më parë për prezantimin e kandidatëve, ku secili prej tyre do të qëndrojë në këmbë duke ruajtur edhe distancën e imponuar nga COVID-19.
Tubimi do të nisë në orën 17:00 dhe do të zgjasë 45 minuta, ku kënga e zgjedhur e fushatës është “Unstoppable” e Sias.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



