E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tom Doshi është engjëll krahasuar me…
Lajme

Tom Doshi është engjëll krahasuar me…

Kryeministri Edi Rama u pyet sërish mbi deklaratat e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim mbi kandidimin e Tom Doshit për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama-dhe-Tom-Doshi

 

 

Ndërsa Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Doshin për korrupsion domethënës, Rama thotë se ai është engjëll përpara Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Rama: Vetë ambasadorja më parë e ka komunikuar me publikun me atë që unë i kam thënë. Së dyti nuk kemi asnjë dallim me ambasadoren dhe së treti, unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjerë se sa individi për të cilin flasim sepse ne duhet të merremi me Saliun përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, duhet të merremi me Ilirin përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, duhet të merremi me Monikën përpara të cilës Tom Doshi është engjëll. Ndërkohë për Tom Doshin, unë nuk kam asnjë dallim nga ambasadorja dhe qëndrimi i Shteteve të Bashkuara.

Në raport me ta është engjëll. Nëse Tom Doshi është përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion domethënës, unë nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim përcaktimin e tyre dhe për këtë arsye, ne nuk jemi aleat. Nëse për Tom Doshin, korrupsioni domethënës ka sjellë qëndrimin e SHBA-ve e kuptoj shumë mirë se nuk mund të mbajnë të njëjtin qëndrim për Saliun, Ilirin dhe Monikun. Unë jo e përjashtoj veten, nuk kam asnjë lidhje me ata, jo me korrupsion domethënës, unë si person personalisht. E kuptoj plotësisht që ambasadorja nuk mund t’i rreshtojë ata të tjerët. Arsyeja pse ne jemi fokusuar tek ata. Unë di që ky është qëndrimi im”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.