Gjyqtari kallëzon në prokurori qytetarët që e priten me pankarta
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Bari Shyti, i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kallëzuar në prokurori disa qytetarë, të cilët e priten me pankarta.

Shyti ka bërë një kallëzim për ndjekje penale për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, si dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Sipas gjyqtarit, qytetarët me veprimet e tyre kanë kompromentuar procesin për dhënin e vendimit.
“Në datë 23.03.2021 në orën 10:00 ishte planifikuar seanca dëgjimore pranë KPK, e cila do të zhvillohej në sallën nr.1 të godinës së ish Pallatit të Kongreseve. Aty rreth orës 10, në çastin e hyrjes në godinë, në hyrje të saj jam ballafaquar me një grup prej 7-8 personash, të cilët mbanin pankarta në duar, disa prej të cilave me përmbajtje komprometuese për procesin që pritej të zhvillohej”, thuhet në një pjesë të kallëzimit.
Në pankartat që qytetarët mbanin në duar ndër të tjera shkruhej: “Gjyqtari Bari Shyti i korruptuar me pasuri marramendëse”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



