E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Momentet e fundit të Arjan Salës brenda magazinës – ferr, ekspertët: Ka luftuar deri në fund, u gjet
Lajme

Momentet e fundit të Arjan Salës brenda magazinës – ferr, ekspertët: Ka luftuar deri në fund, u gjet

Ekspertët e policisë menjëherë pas gjetjes së trupit të 32- vjeçarit Arjan Sala në fund të ambientit që u dogj për 3 ditë rresht  tek ‘Casa Italia”, sipas të dhënave të grumbulluara deri tani kanë bërë edhe një “riprodhim” të asaj që ka ndodhur brenda magazinës-ferr.

Kështu sipas ekspertizës paraprake 32-vjeçari ka luftuar deri në fund për të shmangur djegien dhe flakët, por nuk ja ka dalë dot me tymin e madh në një ambient 100% të mbyllur.

Arsyeja kryesore e humbjes së jetës së Arjan Salës mësohet se është asfiksia.

Tashmë është e qartë se shefi i sigurisë pasi ka shpëtuar të gjithë personat që ishin brenda, ka ngecura brenda dhe ka luftuar për shumë orë që të mbijetojë duke pritur ndihmë nga jashtë.

Pasi ka dështuar që  të hapë një derë në fund të magazinës nga shpresonte që të gjente një dalje, ose të izolohej nga zjarri i madh, Sala është mbuluar me gjithfarë rrobash për tu mbrojtur nga flakët dhe  tymi dhe ishte fshehur në fund të magazinës, në pjesën e pasme të qendrës tregtare, ku edhe u gjet mëngjesin e sotëm nga zjarrfikësit.

Humbja e jetës nga asfiksia është deri më tani variant kryesor i ekspertëve, nisur edhe nga fakti, se trupi i tij është gjetur në pozicionin e përmbysur, dhe me disa djegie në gjymtyrë, por jo vdekjeprurëse.

Magazina e qendrës tregtare në pronësi të shtetasit Pëllumb Alimadhi, shpërtheu në flakë pasditen e 24 marsit, ndërsa Arjan Sala u fut me një fikse zjarri dore për të shpëtuar kolegët, por mbeti vetë brenda, pa mundur të mbijetojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.