E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha me naftëtarët, “thumbon” Ramën: Sa herë të shikoni kryeministra me fjalë të mëdha e veshje të çuditshme dijeni që…
Publik News

Basha me naftëtarët, “thumbon” Ramën: Sa herë të shikoni kryeministra me fjalë të mëdha e veshje të çuditshme dijeni që…

basha

Basha thumbi kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se sa herë që të shikoni drejtues duke bërë shfaqje, me fjalë të mëdha, dijeni që po kryhet grabitja e radhës.

“Sa herë që të shikoni njerëz, drejtues, kryeministra që bëjnë shfaqje me fjalë të mëdha, me veshje të çuditshme, me britma, me shprehje që nuk ua kishte marrë mendja ti dëgjonit nga një politikan, kuptoni që pas saj fshihet një tjetër grabitje, fshihet një tjetër vjedhje e madhe që u bëhet shqiptarëve, xhepave tuaj, naftës shqiptare, fermerit, studentëve, mjekëve.

Sa herë të dëgjoni daullet e spektaklit zhurmëmadh, kuptoni që pas asaj fshihet vjedhja dhe grabitja e radhës. Nga unë nuk do të keni një politikë zhurmëmadhe, me shumë fjalë, që nuk ju lë rehat dhe ju streson nga mëngjesi në darkë, por që i zgjidh problemet tuaja pa teatër, por me drejtësi dhe dhembshuri për këta njerëz, për këtë tokë. Parakushti i një politike të mirë është ta ndjejë dhimbjen e njerëzve. Një politikë me fytyrë njerëzore, institucioneve që u takojnë njerëzve dhe që i kontrolloni ju. Do të rizgjojmë potencialin e jashtëzakonshëm të rafinerisë së Ballshit dhe të naftës shqiptare. Për këtë zotohem sot para jush”, tha Basha.

Kryedemokrati u bëri thirrje naftëtarëve të bëhen bashkë dhe të dalin masivisht për të votuar.

“Bëhuni bashkë si në ditët më të vështira. Dilni masivisht dhe votoni. Mos lini asgjë në shtëpi duke uruar, por me votën tuaj ne do të bëjmë që Ballshi të fitojë dhe Shqipëria të fitojë. Do kthehem përsëri këtu për tu parë sy më sy si sot. Do të jetë politika e drejtë, me fytyrë njerëzore”, vijoi kryedemokrati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.