E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I frikësuar nga humbja, Edi Rama kërcënon shqiptarët
Publik News

I frikësuar nga humbja, Edi Rama kërcënon shqiptarët

I turpshëm kërcënimi dhe spekulimi që bën kryeministri Rama lidhur me ndërprerjen e vaksinimit pas fitores së opozitës më 25 Prill.

Duke mos e fshehur më nervozizmin dhe frikën nga humbja, Rama, që nuk ka asnjë program përveç blerjes së votës, po kalon në krijimin e klimës së hapur të urrejtjes mes shqiptarëve.

E ka përdorur këtë kërcënim edhe me planin e rindërtimit, duke kërcënuar shqiptarët me shtëpitë. Ai po sillet kështu hapur siç ka bërë në tetë vite si kryeministër, duke e përdorur Shqipërinë tonë si një pronë private.

Sepse vetëm një njeri që mendon se paratë e shtetit janë dhe të tijat, personale, mund të thotë kaq hapur se do ndërpritet rindërtimi apo vaksinimi. Kjo rrëshqitje në mënyrë të hapur në krijimin e urrejtjes dhe dizinformim e publikut duhet të ishin objekt i hetimit nga drejtësia, pasi ai duhet të akuzohet për përhapje paniku dhe kërcënim, përveçse edhe abuzim me paratë e buxhetit të shtetit për reklama partiake me vaksinat.

Megjithatë, vota masive për ta ndëshkuar më 25 Prilll është ajo që mund të përmbledhë nisjen e hetimit për të gjitha shkeljet dhe talljet që ka bërë Rama në këto tetë vite në pushtet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.