E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
UEFA publikon lajmin e madh për sportdashësit, futbolli kthehet në notmalitet
Publik News

UEFA publikon lajmin e madh për sportdashësit, futbolli kthehet në notmalitet

Nëpërmjet një video-konference në grumbullimin e Kombëtares shqiptare në San Marino, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Në këtë mbledhje u folën për shumë tema të rëndësishme të futbollit europian.

Këtë lajm e ka publikuar vetë FSHF me anën të një komunikate për shtyp, teksa një ndër këto pika ishte edhe rikthimi i futbollit në normalitet. Sot me anë të video-konferencës u miratuan shumë vendime, ku kryesorja është heqja e menjëhershme e kufizimeve 30% të spektatorëve nëpër impiantet europiane.

 

 

ALLIANZ ARENA

Vendimi për pjesëmarjen totale të lejuar të spektatorit do të jetë nën përgjegjësinë ekskluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare. Në këtë vendim është ndaluar shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021. Pika tjetër që u vendos ishte zgjatja e afatit për pesë zëvendësimet në një ndeshje. Pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të  zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës FIFA 2022.

Në këtë ndryshim përfshihet edhe UEFA Euro 2020 Qershor/Korrik 2021, finalet e UEFA Nations League në tetor 2021 dhe ndeshjet e Play off-it të UEFA Nations League në mars 2021. Pika e fundit ishte përcaktimi i skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës të femrave FIFA U-20 në Kosta Rika në vitin 2022.

Pas anullimit të Kampionati Europian U-19 për femra 2020-2021, e cila shërbente si kualifikuese për Kupën e Botës FIFA U-20, Komiteti Ekzekutiv miratoi përdorimin e koeficentit në raudin kualifkues të ekipeve për përcaktimin e ekipeve që kualifikohen në FIFA Youth World Cups. Në përputhje me kriteret e miratuara ekipet që do të përfaqësojnë Europën në këtë kompeticion janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Hollanda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.