Paditet penalisht ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe tre drejtorë, ja dokumenti që kandidati i LSI dorëzoi në SPAK
Kallëzimi është bërë për akuzat e “shpërdorim detyre” dhe “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Në kallëzimin penal të Braimllarit, thuhet se “të gjithë këta shtetas të cilët kemi kallëzuar ushtrojnë funksione publike prej kohësh, ata e kanë lënë postin dhe kanë filluar të bëjnë fushatë ku të munden dhe si të munden duke filluar që nga zyra e tyre ku ushtrojnë detyrën publike, ashtu edhe të punonjësve në varësi të tyre duke i ngarkuar me detyra politike edhe pse ato ushtrojnë një detyrë publike jopolitike”.

Kallëzimi është bërë ndaj : Niko Peleshi, minister i Mbrojtes dhe drejtues politik i PS në qarkun Korçë.
Petrika Tollkuçi drejtori i FSDKSH Korçë
Ilir Bajlozi drejtori i drejtorise rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë
Artur Qeramixhi drejtor i OSHEE Korçë


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



