BORATI NA KRAHASON ME BRITANINË!
Dje Borati paturpësisht na krahasoi sërish me botën. Sipas tij, “në krahasim me Britaninë, ne i kemi shifrat ku e ku më të mira dhe në raport me Britaninë menaxhimi ynë i pandemisë është ku e ku më i mirë”!!!
Turp dhe demagogji më të madhe nuk mund të ketë!
Britania e Madhe e ka shkallën e vdekshmërisë shtesë më pak se 200 për 100 mijë banorë, ndërkohë që Shqipëria e ka mbi 300!
Britania e Madhe ka vaksinuar 62% të popullsisë me një dozë vaksine dhe 15% me dy doza, ndërkohë që Shqipëria ka vaksinuar rreth 11% me një dozë!
Britania e Madhe përdor vaksina Pfizer, Moderna dhe Astra Zeneca, kurse Shqipëria përdor CoronaVac!
Britania e Madhe nëpërmjet raportit të Ferguson i tregoi të gjithë botës se si duhej luftuar pandemia, kurse komiteti i Boratit as sot e kësaj dite nuk ka zbatuar asnjë mastë të vetme të efektshme!
Çdo koment tjetër do të ishte i tepërt!
Mua më vjen turp që si shqiptar kam për kryeministër një sharlatan dhe demagog të këtij niveli!
Shënim: çdo mik mosbesues i faqes mund të shohë videon e intervistës së Boratit në emisionin “TË PAEKSPOZUARIT” të datës 15 prill 2021 dhe të klikojë nga momenti 1 orë e 4 minuta
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



