Rama propozon Helidon Bendon në krye të Shërbimit Sekret
Zyra e shtypit pranë kryeministrit njoftoi se Visho Ajazi Lika do të zëvëndësohet nga Helidon Bendo, sipas propozimit të Edi Ramës.
“Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.
Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij” thuhet ne njoftimin e kryeministrisë
Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.
Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.
Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA.
Helidon Bendo ende kandidat për shefin e ri të SHISH, derisa Meta… te hedhe firmen.
Megjithëse të gjitha mediat raportuan se Helidon Bendo do të jetë shefi i ri i SHISH, ai ende nuk mund ta marrë zyrtarisht këtë detyrë.
Zyra e shtypit e kryeministrisë u kujdes të njoftonte se gjatë takimit kryeministri Rama i ka paraqitur Presidentit Meta propozimin e tij për pasardhësin e Visho Ajazi
Por në asnjë moment të këtij njoftimi prej dy paragrafësh nuk thuhej që Presidenti e ka pranuar këtë kandidaturë.
Sipas ligjit të Shërbimit Informativ Shtetëror, kreu i SHISH propozohet nga kryeministri dhe dekretohet nga Presidenti.
A do ta pranojë Meta emrin e Helidon Bendos si shefi i ri i SHISH?
“Eshte proces I gjate”, shprehet nje burim ne Presidence.
Pak minuta pas takimit të Ramës me Presidentin, gazetari investigativ, Artan Hoxha tha në Neës 24 se emri i ri duhet të marrë më parë edhe miratimin e aleatëve strategjikë si SHBA, NATO dhe disa vende të BE-së.
“Kandidatura e re përveçse duhet të jetë një kandidaturë e spikatur, duhet të pranohet dhe miratohet edhe nga vendet aleate. Ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me SHBA dhe vendet e BE. Kandidatura e re duhet të marrë edhe miratimin e aleatëve tanë strategjikë, pasi është pikë kontakti. Dorëheqja e Likës është e papritur pasi nuk ka pasur së fundmi ndonjë konflikt. Por është akuzuar se po përdoret nga opozita sidomos në historinë e kanalizimit të vendit. Duket sikur kjo situatë mund të ketë ndikuar që Visho Ajazi Lika të largohet”, tha Hoxha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



