Plas SHERRI me grushta dhe shkelma mes kandidatëve të PS në Durrës
Plas sherri mes kandidatëve për deputetë të Partisë socialsite në Durrës, ku Alban Xhelili dhe Erion Meka janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin.
Xhelili renditet i dyti në listën e PS në Durrës, ndërsa Meka i 15-ti, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në shtabin e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit.
Në konflikt është përfshirë edhe shefi i shtabit të PS për zonën e Plazhit, Eri Kapllani ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të ndarë kandidatët, të cilët kanë shkëmbyer shkelma e grushta të shumtë në drejtim të njëri tjetrit.
Në komisariatin e Durrsëist janë shoqëruar 6 persona, mes të cilëve dy kandidatët për deputetë dhe shefi i shtabit të PS-së, Eri Kapllani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



