E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha komenton audion e Lames: Akt kriminal!Qëllimi t’u marrë votën e t’ua prish shtëpitë pas zgjedhjeve
Lajme

Basha komenton audion e Lames: Akt kriminal!Qëllimi t’u marrë votën e t’ua prish shtëpitë pas zgjedhjeve

Kreu i PD Lulzim Basha e konsideroi një akt kriminal audion e Kreut të Kadastrës, Artan Lame, i cili në një takim me vartësit e tij i kërkon atyre që të mbajnë me shpresë pronarët e 100 mijë ndërtimeve pa leje.

bashak akmez

Duke folur nga Kamza kryedemokrati tha se premtohen legalizime kur në fakt qëllimi është marrja e votës dhe prishja e shtëpive pas zgjedhjeve.

“Skandal pas skandali. E dëgjuar se si drejtori i përgjithshëm i Kadastrës me porosi të Edi Ramës, pranon, në fakt udhëzon që të shkojnë derë më derë e t’u thonë familjeve që do t’ua bëjmë legalizimet pasi të na jepni votën, por në fakt ne nuk do t’ua bëjmë por s’mund t’ua themi tani.

Ky është një akt kriminal sepse çdo shtëpi, nga ato qindra mijëra që ai do të prishë pas 25 prillit është sakrifica e jetës, sakrifica e familjes, sakrifica e bijve dhe bijave tuaja në emigracion. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është që t’ua prish pas zgjedhjeve pa dëmshpërblim vetëm që t’u marrë votën me mashtrim.

Ky është Edi Rama i vërtetë. Ky është Edi Rama i këtyre 8 viteve që vetëm pak metra më tej firmosi legalizimet falas. Ky është njeriu që kërkon edhe 4 vite të tjera. Le ta marrë përgjigjen nga Kamza, nga Paskuqani, nga Zall Herri dhe gjithë Shqipëria. Në 25 prill ne do ta largojmë duke votuar numrin 9”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.