E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OSBE mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Fushata nuk mund të njolloset me gjak e dhunë
Publik News

OSBE mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Fushata nuk mund të njolloset me gjak e dhunë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar një ditë pas ngjarjes që tronditi dje Elbasanit, ku u vra me armë zjarri militanti i PS-së Pjerin Xhuvani. 

Në një deklaratë në rrjetet sociale theksohet se fushata nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë.

OSBE po ashtu shprehet se pret nga Policia dhe institucionet gjyqësore hetimin e plotë të krimit.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim nga Policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë që ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar”, thuhet në deklaratën që vjen tri ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.