U kapën me presh në duar! Rama: Preshin e sqaron policia
Kryeministri Edi Rama reagoi pas publikimit të pamjeve të një automjete me tufa të mëdha parash dhe me karta identiteti, duke theksuar se kjo ‘skenë është një tjetër arsye pse shqiptarët më 25 prill duhet të votojnë masivisht për PS’.

Gjatë debatit në emisionin “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu tha se ata u kapën me presh në duar.
Pjesë nga biseda:
Rama: Ajo që dihet botërisht është se ka një strukturë të armatosur të pranuar nga drejtuesit e Partisë Demokratike që kanë vrarë një njeri dhe kanë plagosur një efektive policie. E gjithë kjo skenë është një tjetër arsye pse shqiptarët më 25 prill duhet të votojnë masivisht për PS. Kjo është një skenë e tmerrshme. Është njëlloj si skena e Elbasanit.
Fevziu: Kur kapen me presh në duar…
Rama: Preshin e sqaron policia dhe prokuroria. Preshin nuk e sqarojnë këta që e bëjnë Shqipërinë të duket sikur kanë ardhur hututë, hulutë dhe tucit dhe marrin peng…Këto skena janë skena që Shqipëria i ka parë shumë kohë më parë dhe po rikthehen nga e njëjta forcë, PD-ja. Ku i njeh ti dhe unë personat? Akuzat që ngrihen janë pjesë e të njëjtës strategji që vazhdon për të ndotur maksimalisht procesin dhe natyrisht Partinë Socialiste. Ata që i bëjnë akuzat sot, i kanë duart të ndotura me gjak.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



