E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta: Policia e Shtetit e njëanshme! Patronazhistët janë shantazhistët e kohëve
Publik News

Presidenti Meta: Policia e Shtetit e njëanshme! Patronazhistët janë shantazhistët e kohëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thekson se heqja e të drejtës së emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e së dielës është antikushtetuese.

4226ce3d-8836-4fc9-ac01-cc7807fe53ec

“Heqja e të drejtës së emigrantëve për të votuar, është shkelje e të drejtave kushtetuese të shtetasve për të marrë pjesë në votime. Edi Rama e bën këtë  për të parandaluar  votën kundra që do marri nga emigracioni. Po, unë jam në fushatë për të mbrojtur votën e lirë. Çfarë punë më të rëndësishme ka Presidenti Republikës se të mbrojë votën e lirë. Zgjedhjet janë një moment bashkimi jo më kot dhe zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore i cakton Presidenti”, thekson Meta.

Sipas kreut të shtetit, policia është treguar e njëanshme në ngjarjet e ndodhura ditët e fundit, duke u bërë thirrje forcave të rendit që të zbatojnë detyrat ligjore. Ai shton se patronazhistët janë shantazhues e kohëve tona.

“Policia e Shtetit në ngjarjet e fundit  të ndodhur në vend, nuk ka zbatuar ligjin. U bëj thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të bëjnë detyrën dhe mos të bëhen palë me asnjë që shkel ligjin. Përdorja e të dhënave personale dhe marrja e tyre nga institucionet shtetërore nga ana e Partisë Socialiste, janë bërë për të shantazhuar qytetarët. Ekspozimi i këtyre të dhënave personale të qytetarëve është shkelje e ligjit dhe cenim i të drejtave dhe lirive të njeriut. Patronazhistët janë shantazhistët e kohëve tona ose fuksat e kohës së kaluar. Është një strukturë e fshehtë, e paligjshme, shantazhuese dhe intimiduese”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.