Krahu i thyer i aktivistes së PD ‘autor’ Braçe
Procesi i votimit ka nisur i qetë në të gjithë Shqipërinë dhe duket se përveç disa problemeve teknike nuk ka ndonjë situatë që të krijojë tension. Por në këtë mëngjes të bie në sy që edhe politikanët kanë dhenë mesazhe qetësie.
Me përjashtim të Erion Braçes, i cili e ka nisur që dje dhunën ndaj aktivistëve të opozitës kur shefi i policisë së Divjakës dhunoi në mënyrë barbare një aktiviste të opozitës.
Ai thjesht “nuk ka faj” pasi opozita me sforco të mëdha arriti të pastrojë deri diku llumin që solli në parlament partia e Erionit. Opozita akoma nuk ka mundur që të pastrojë bandat e Erionit nëpër qytete e fshatra e që janë duke u nxitur nga Erioni me kolegët e tij që të vjedhin dhe blejnë zgjedhjet. Këtë opozita do ta bëjë sapo të vijë në pushtet, por duhet ta vazhdojë edhe gjatë ditës së votimit edhe gjatë ditëve të numërimit të votave si një luftë të pandalur me të keqen.
Krahu i thyer i aktivistes së PD në Divjakë tregon fytyrën e vërtetë të kriminelëve dhe hajdutëve për të cilët flet Erioni. Edhe gjatë natës banda e Erionit, drejtuar nga shefi dhunues i policisë, u janë turrur njerëzve të opozitës për ti arrestuar e kërcënuar.
Dhe kur dhunën e bën dhe e drejton Braçe, një ish-gazetar dhe numri dy i Rilindjes, çfarë mund të thuhet pastaj për Ballën në Elbasan, ‘Tërmetin’ në Vlorë apo trimat e Durrësit e Shijakut e deri tek shëtitësit e Dibrës e blerësit e Peleshit në Korçë.
Se shefi i madh tani është duke pritur rezultatin e punës së tij 8-vjeçare për të cilën flet edhe Braçe në postimin e tij.
Ja mesazhi trimërues i Braçes
KESHTU VOTOHET DHE,
VOTOHET TANI! JO ME VONE!
TANI!
VETEM VOTO VOTO VOTO!
VLERESO PUNEN E MOS I JEP SHANS ASNJE KRIMINELI, VRASESI E HAJDUTI TE JETE NE PARLAMENT!
KAQ!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



