E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta flet mbi përplasjen me Yuri Kim: Pjesëmarrja e lartë në votime tregon se kemi nxjerrë mësime
Publik News

Meta flet mbi përplasjen me Yuri Kim: Pjesëmarrja e lartë në votime tregon se kemi nxjerrë mësime

Në një prononcim për mediat nga Fieri presidenti Ilir Meta tha se procesi deri më tani po ecën shumë mirë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa theksoi se rritja e pjesëmarrjes tregon se kemi nxjerrë mësime nga e kaluara.

meta88

Kreu i shtetit theksoi se marrëdhëniet mes tij dhe SHBA-ve janë të shkëlqyera, ndërsa sa i takon pranimit të rezultatit nga udhëheqësit politik shtoi se ata duhet ti binden sovranit.

“Marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA-të kanë qenë, janë dhe do të mbeten më të shkëlqyerat. Sepse SHBA-të janë me popullin e Shqipërisë. Populli i Shqipërisë do ti tregoj dhe SHBA-ve se beson te demokracia dhe në këtë mënyrë edhe ato do të jenë të kënaqura që Shqipëria do të celë negociatat me BE. Zgjedhjet janë të mrekullueshme. Kudo procesi po ecën shumë mirë. Në Vlorë të mrekullueshme, në gjithë Shqipërinë. Në Tiranë një pjesëmarrje fantastike, në Durrës kudo, të ecim përpara. Një pjesëmarrje sa më e lartë tregon se jemi të përgjegjshëm për votën dhe kemi nxjerrë mësime nga ajo që ka ndodhur në të kaluarën”, tha Meta.

Sa i takon pranimit të rezultatit nga liderët politik, Meta thotë se ata duhet ti binden sovranit. “Të gjithë duhet ti binden sovranit dhe besoj se nuk ka asnjë arsye, asnjë justifikim, dhe i ftoj të gjithë ta presim me qetësim rezultatin. Është një proces historik, jo vetëm për 4 vite por në plan afatgjatë. Besoj se të gjithë do punojmë dhe bashkëpunojmë në orët në vijim dhe do jemi krenar që jemi popull shqiponjash”, shprehet ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.