Basha: Edhe pak minuta për të votuar, për të vendosur 4 vitet e ardhshme
Kryetari i opozitës dhe kandidati i ardhshëm për kryeministër, Lulzim Basha, një orë para mbylljes së kutive të votimit, u ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve të dalin të votojnë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme
‘Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë
Kemi edhe një orë për të votuar. Vetëm një orë për të vendosur se si do të jenë 4 vitet e ardhshme në Shqipëri. Mos e humb këtë mundësi. Kjo është ora e fundit për të votuar dhe vendosur.
Mesazhi i plotë i Bashës:
Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë.
Kemi edhe një orë për të votuar. Vetëm një orë për të vendosur se si do të jenë 4 vitet e ardhshme në Shqipëri.
Mos e humb këtë mundësi. Kjo është ora e fundit për të votuar dhe vendosur.
Bëjeni për fëmijët tuaj.
Bëjeni për vendin tonë.
Bëje për veten tënde.
Nëse nuk keni votuar, shkoni të votoni tani. Keni kohë për të votuar edhe një orë tjetër – dilni tani dhe votoni.
Nëse keni votuar – faleminderit. Tani sigurohuni që miqtë dhe familjet tuaja të dalin të votojnë.
Askush nuk mund të rrijë në shtëpi.
Ne nuk duhet ta humbasim momentin.
Ne nuk duhet ta humbasim mundësinë që kemi.
Kjo është koha juaj.
Është koha e Shqipërisë.
Kjo është koha ynë. Dilni dhe votoni
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



