Rama batuta gjatë inspektimit të rindërtimit në Thumanë: Po pastroni një pjesë të shpirtit se…
Kryeministri Edi Rama u ndal sot në një inspektim në zonat e goditura nga tërmeti ku po ecën procesi i rindërtimit.
Pas Fushë Krujës, kreu i qeverisë ishte në Thumanë për të cilin thotë se është vendi ku “gërmadhat e një tragjedie po ia lenë vendin një shembulli rrezatues të Rilindjes së Shpresës tek e Ardhmja”.
Gjatë inspektimit së bashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, Ramës i ra në sy fakti se sipas tij puna nuk është ndalur në këto zona pavarësisht fushatës elektorale.
“Po punë e madhe është bërë këto dy-tre javë ëë? Po paskan punu fort këto tre javë, ritmi s’paska rënë fare, këta e paskan dit që zgjedhjet do fitohen.
Bravo e keni qa, super.
Do bëhet Thumana model urban. Laçi nuk na ka votuar shumë por për ne s’ka rëndësi ne të vazhdojmë ti mbarojmë këto, për ne rëndësi ka që janë shqiptarë e të futën në shtëpi më të mira”, tha Rama duke bërë dhe ironi me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës.
Sipas KQZ, në Njësinë Administrative të Laçit, PS ka marrë 3486 vota, ose 37.14 %, në krahasim me PD që ka siguruar më shumë vota, 4598, ose 48.99 % të votave.
Kujtojmë që në Qarkun e Lezhës PD mori katër mandate deputetësh dhe PS mori tre mandate deputetësh.
Sipas Ramës, në muajin shtator rindërtimi i Thumanës do jetë i përfunduar.
“Kjo në shtator janë të mbyllura. Kështu si po punoni duhet tju japi një skonto Zoti kur të shkoni edhe të jepni llogari ju të gjithë. Jo mo lerë atë skonton në 25 ti
do ju japi një skonto se po pastroni një pjesë të shpirtit se ngelët duke fitu”, bëri batuta Rama gjatë inspektimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



