E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpëtohet vajza nga Ukraina e marrë peng dhe e torturuar.
Lajme

Shpëtohet vajza nga Ukraina e marrë peng dhe e torturuar.

Arrrestohet durrsaku në flagrancë

Një vajzë 21-vjeçare nga Ukraina me iniciale V.H. ka përjetuar ditët më të zeza të jetës së saj në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, ku Policia e ka gjetur të rrahur keq dhe të izoluar.

Njeriu që ‘kujdesej” për ta torturuar dhe mbajtur peng u arrestua: Ai ishte Almarjo Xhebexhia, 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës dhe arrestimi i tij u bë

Xhebexhia kishte ushtruar dhunë fizike mbi vajzën në dhomën e hotelit duke i shkaktuar dëmtime të rënda si dhe e kishte mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit 21-vjeçaren nga Ukraina.

Xhepexhia tashmë do të akuzohet pasi dosja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe ‘Plagosja e rëndë me dashje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.