E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari sulmon Sorecën dhe Yuri Kim: Mbështetët  Ramën që ka dhunuar gazetarët
Publik News

Gazetari sulmon Sorecën dhe Yuri Kim: Mbështetët Ramën që ka dhunuar gazetarët

Gazetari i njohur Enkel Demi ka sulmuar sot hapur ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca dhe atë të SHBA-së, Yuri Kim, pikërisht në ditën e “Lirisë së Shtypit”.

Përmes një postimi në rrjete sociale thotë se dy ambasadorët kanë mbështetur gjithnjë kryeministrin Rama, i cili është sjellë si dhunues me gazetarët dhe shtypin, ndërsa ata kanë heshtur si peshku në ujë.

Ai kërkon që të paktën sot në këtë ditë të shënuar të gazetarëve, të vazhdojnë të heshtin. Postimin e tij e ka shpërndarë në facebook edhe Silva Caka e LSI-së, por duke mos shtuar asgjë mbi shkrimin e gazetarit.

Shënimi i Enkel Demit

Janë mbështetësit e një regjimi dhe një kryeministri që ndaj gazetarëve është sjellë si dhunues, censor, armiqësor, kurse ata kanë heshtur gjithmonë si peshku në ujë.

Të paktën sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Medias të vazhdojnë të heshtin, pasi leksioni i vetëm që mund të pranosh prej tyre do të qe në lidhje me bulmetin: “Ja si milet lopa”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.