Grabitja e dhunshme e 30 ml lekëve në Tiranë
Një 55-vjeçar, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute, është dhunuar dhe grabitur këtë të martë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05, në Rrugën e Kavajës”. Policia bën me dije se autorët kanë qenë 2 persona që ende nuk janë identifikuar. “Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica”, tha policia. Dyshohet se shuma e marrë është 30 milione lekë të vjetra. Autorët kane qenë gjithashtu me motorr. Ata i kanë gjuajtur 55-vjeçarit me sqepar te kaska dhe janë larguar.
Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë tentuar fillimisht të ndalojnë autorët, por nuk ia kanë dalë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



