Basha jep mesazhin paralajmërues: Të respektohen kufijtë territoriale!
“I uroj edhe FA të Shqipërisë, ndonëse në kushte të vështira, ta mbajnë lart flamurin e kombit tonë në këtë ushtrim me një strategji të veçante që do ti tregojë rivaleve të NATO se aleanca është e gatshme të përballet me cdo agresion dhe ta zmbrapse atë dhe se vlerat që ne bashkohemi janë të pacenueshme. Duke filluar me vlerat e lirisë, demokracisë dhe duke vazhduar me stabilitetin ballkanik që fillon me respektimin e kufijve të shteteve duke përfshire Kosovën.
Le të jetë ky mesash i qartë për këto që ëndrrën kthimin e Ballkanit në fuçi baruti, apo teatër lojërash territoriale dhe një paralajmërim për despotët e Ballkanit se kjo aleancë nuk është një aleance ushtarako politike, por politiko ushtarake”, tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



