E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manovra e gabuar që i kushtoi jetën “Xubit” të Yzberishtit, dhe prangat  shoferes 39-vjeçare
Publik News

Manovra e gabuar që i kushtoi jetën “Xubit” të Yzberishtit, dhe prangat shoferes 39-vjeçare

Aksidenti ndodhi mesditën e të martës në Yzberisht.

Mësohet se policia e ka arrestuar 39-vjeçaren Ankela Mulleti, e cila ishte drejtuesja e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, pasi edhe vetë mbeti e plagosur nga përplasja.

Sipas Neës24, 39-vjeçarja, duke drejtuar makinën e saj në bulevardin ‘Migjeni’ në Yzberisht nga korsia e mesit bëri manovër të gabuar dhe u kthye majtas, duke i prerë kështu rrugën motorrit Suzuki me të cilin udhëtonte Avdillri.

Më pas motori u përplas me një mjet tip ‘Benz’ të parkuar, ndërsa trupi i Avdillarit u përplas mbi xhamin e parë të një makine ‘Opel’.

KUSH ISHTE ‘XUBI’

Fatmir Avdillari konsiderohej si një ndër “të fortët” e Yzberishtit, por edhe të Selitës, disa vite më parë.

Ai, së bashku me vëllain e tij, Ilir Avdillarin dhe disa persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të “Bandës së Yzberishtit” në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.

“Xubi” kishte vetëm një vit që kishte dalë nga burgu, pasi shleu dënimin prej 12 vitesh për vrasje, kur u arrestua sërish për vrasje në vitin 2009 nga Policia e Tiranës.

Një vit pasi doli nga burgu, Fatmir Avdillari u arrestua për vrasjen e Ardian Tahirit, ngjarje e ndodhur më 11 prill 2009, që sipas Policisë ishte kryer për hakmarrje. Policia deklaronte zyrtarisht se Fatmir Avdillari ka pasur dyshime se Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain, Fiqiri Avdillarin, në Athinë.

Po ashtu “Xubi” ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi në vitin 1998. Krimi ndodhi vetëm 100 metra larg fabrikës së biznesmenit italian, ndërkohë që Rossi kishte tërhequr nga banka 30 milionë lireta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.