Bledi Çuçi për mbrojtjen e territorit: Deri në 15 vjet burg kush ndërton pa leje

“Kjo është Policia e Shtetit që shfarosi fenomenin e kultivimit masiv të kanabisit, nuk është një polici që erdhi nga Hëna. Atëherë pse nuk u bëka e njëjta gjë me një aktivitet që është shumë më i lexueshëm për sytë e gjithë trupës së Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për ndërtime në rërë, në sytë e të gjithëve. Dhe pse u bëka për një fshatar në maj të malit dhe nuk u bëka për ata që ndërtojnë në buzë të detit. Patjetër që në këtë proces Policia e Shtetit ka përgjegjësinë kryesore, por nuk është e vetmja që duhet të marrë gjithë përgjegjësinë, sepse duhen harmonizuar të gjitha institucionet e tjera. Lejet e ndërtimit e tha ministri do ti vihen në dispozicion Policisë për të pasur qartësi të menjëhershme së çfarë objekti ndërtimi lejohet në zonë.
Duke filluar nga zonat turistike, nga zonat e mbrojtura, nga zonat trashëgimi kulturore, nga qytetet, pa u hallakatur në maja malesh, ku një fshatar rregullon një mur apo një çati. Sepse numri i ankesave që vijnë nga pjesa rurale për prani të policisë tregon se kapaciteti i vrojtimit dhe i goditjes së Policisë është 100 për qind. Por fatkeqësisht tregon se është një kapacitet që shfrytëzohet për të goditur më të dobëtit, por është larg përgjegjësinë për të goditur më të fortin. Nuk e di çfarë përgjigje ka drejtori i Policisë së Velipojës për këtë që po them. Mjafton të shohësh Velipojës për këtë që po them. Çfarë vlerë ka ti shkohet njërit në majë të Kallmetit për një çati, kur njëri në rërë…Nuk mund të lejohet asnjë milimetër i këtij vendi që të ndërtohet pa leje. Se nuk është Kina. Për ta mbyllur kam shumë besim që kjo Polici Shteti mund ta transformojë brenda një periudhe të shkurtër qasjen e krejt shtetit ndaj territorit.
Është e pamundur që një ndërhyrje në det në mes të Sarandës, të mbushet me gurë deti dhe kjo të ndodhi pa vajtur një këmbë polici për të thënë: çfarë janë këto gurë që po hidhni në det? Dhe të vijë puna te unë, dhe pas 24 orëve të pastrohet, kjo është e papranueshme. Kjo është korrupsion. Si hidhen gurë në të gjithë bregdetin e Shqipërisë dhe nuk i shifka njeri dhe shkoka kapka një që po ndërton një avlli në Firifistun. Është e turpshme të shkojmë atje kur ndodhin gjëra këtu. I kam kërkuar ministrit që së bashku me drejtorin e përgjithshëm, drejtorin e IKMT, ministrin e Turizmit të niset operacion nga Velipoja deri në Ksamil. Tani! Jo në mesin e verës kur të vijnë turistët. Pa asnjë tolerancë. Tani me ndryshimet ligjore penalizohet i gjithë zinxhiri”, tha Rama.
Gjatë takimit me strukturat e policisë në kuadër të mbrojtjes së territorit, Çuçi i paralajmëroi të gjithë personave që dhunojnë pasuritë natyrore se do të përballen me forcën e ligjit si asnjëherë tjetër.
Çuçi theksoi se nuk do të ketë tolerim për askënd që ndërton pa leje dhe se ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm.
“Dua t’i kujtoj të gjithë ata dhunues që nga veriu i Shqipërisë deri në skajin më jugor të vendit, që do të përballen me forcën e ligjit si asnjëherë tjetër. Ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm, kushdo qoftë sado i pasur, sado i mbrojtur që mendon se do të jetë nuk do të tolerohet më dhunë mbi territorin. Dhe po iu kujtoj që shkon deri në 15 vjet dënimi sipas shkallës nga kodi Penal për ndërtime pa leje, po iu them edhe njëherë dëgjoheni dhe fiksoheni mirë këtë gjë sepse nuk do të ketë më tolerim”- tha Çuçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



