Kapet në Kosovë 400 kg kokainë e fshehur në kamionin me mish, ja detajet e operacionit
Një kamion me rreth 400 kg kokainë është kapur në Kosovë, ndërsa dyshohet se ngarkesa ka kaluar nga Porti i Durrësit.

Kamioni u lejua të kalonte tranzit në Shqipëri ndërsa u krye dorëzimi i kontrolluar në Lipjan.
Sipas burimeve bëhet fjalë për një operacion të përbashkët, të mirëorganizuar dhe i koordinuar në mënyrë perfektë mes Policisë Italianë, Policisë së Shtetit dhe Policisë Kosovare. Mësohet se në këtë operacion Policia Shqiptare ishte pjesë themelore e procesit, të dorëzimit të kontrolluar të kokainës.
Ndërkaq në orët në vijim pritet një konferencë për media nga Policia e Kosovës ku do të zbardhen detajet e operacionit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



