E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidentja e Kosovës replikë me Vuçiç :Nuk i pranoj urdhrat e tua!
Publik News

Presidentja e Kosovës replikë me Vuçiç :Nuk i pranoj urdhrat e tua!

Raportohet për tensione dhe debate mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe homologut serb Aleksandar Vuçiç, gjatë Samitit të presidentëve të rajonit në Brdo-Brijun të Sllovenisë.

ten
Samiti i Sllovenisë
“Novosti” raporton se Osmani dhe anëtari boshnjak i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç, reaguar ashpër ndaj Vuçiçit, duke u shprehur se Beogradi po i risjell platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve.

 

Duke iu referuar homologes kosovare, Vjosa Osmani vetëm si pala e Prishtinës , Vuçiç tha se nuk i pranon urdhrat e saj e cila deklaroi se Serbia duhet ta njeh Kosovën shtet të pavaruar.

Vuçiç ka deklaruar se thjesht ka paraqitur kufijtë e Serbisë sipas Kartës së OKB-së. Sipas mediave serbe Vuçiç kishte marrë një propozim për konkluzione që duhet të miratohen sot, dhe ndoshta një deklaratë mbi pandryshueshmërinë e kufijve të Ballkanit Perëndimor.

Në ato përfundime thuhet se të gjithë pjesmarrësit kundërshtojnë ndryshimin e kufijve, por Vuçiç, tregoi se prezantoi një ndryshim të vogël.

“Unë thjeshtë vendosa kundërshtimin i ndryshimit të kufijve të jetë në përputhje me Kartën e OKB-së. Shqiptarët nuk donin në asnjë mënyrë të flisnin për OKB-në, e të flasim ndryshe për këtë është plotësisht e pamundur”, ka deklaruar Vuçiç në konferencë për media.

Sa i përket vazhdimit të dialogut Kosovë – Serbi, Vuçiç tha se duhet vullnet për kompromis.

“Nëse vini e thoni: duhet të jetë si themi, atëherë nuk mundet ashtu. Duhet të bisedohet, jo të urdhërohet”, tha Vuçiç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.